Dënohet për drogë me 15 vite burg, lirohet pas 3 muajve

TË FUNDIT

I riu dënohet për posedim të kokainës

I riu dënohet për posedim të kokainës

Cody Gregg u arrestua më 12 gusht pasi një oficer policie e ndaloi për shkak se nuk kishte drita të pasme në biçikletën e tij.

Kur oficeri i kontrolloi çantën e shpinës, ai gjeti një kuti që përmbante një sasi të madhe pluhuri të bardhë.

29-vjeçari u deklarua fajtor për posedim kokaine me qëllim të shpërndarjes së saj dhe u dënua me 15 vite burg, transmeton rtv21.tv.

Por pasi kaloi 3 muaj në burg, gjykata tërhoqi dënimin pasi një test në laborator arriti në përfundimin se substanca e dyshuar për kokainë ishte në të vërtetë qumësht pluhur./21Media