Gjykata penale njoftoi se ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska do të vuaj dënimin me burg nga 1 korriku i këtij viti, pasi u akuzua për rastin “Tank”.
Gjykata e pranoi kërkesën e saj për shtyrjen e dënimit për disa muaj pasi që duhet të kujdeset për fëmijën që nuk ka mbushur ende 1 vjeç.
Përveç ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në këtë raste është akuzuar edhe ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, si dhe ish ndihmësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski, të akuzuar për blerjen e Mercedesit në vlerë prej 600.00 euro.
