Demolli kërkon më shumë bashkëpunim me Turqinë

TË FUNDIT

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç nga e cila kërkoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat e shkollimit dhe trajnimeve në nivelet më të larta, si dhe në përkrahjen e anëtarësimit të MFSK-së/FSK-së, në iniciativat regjionale dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Ministri Demolli falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë po jep për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, përmes shkollimit të kadetëve, trajnimeve të pjesëtarëve të FSK-së, këshilltarëve në kuadër të NLAT-it etj.

Gjithashtu, ministri Demolli e njoftoi ambasadoren Kiliç me zhvillimet dhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ministri Demolli, me këtë rast, kërkoi nga ambasadorja e Republikës së Turqisë, Kiliç për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive edhe në fushat e shkollimit dhe trajnimeve në nivelet më të larta, si dhe në përkrahjen e anëtarësimit të MFSK-së/FSK-së, në iniciativat regjionale dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Ndërsa, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç shprehu përkushtimin e v endit të saj për thellimin e këtij bashkëpunimi. Ajo po ashtu vlerësoi progresin e FSK-së dhe u zotuase edhe në të ardhmen Republika e Turqisë do ta përkrahë Kosovën dhe FSK-në, në integrimet ndërkombëtare dhe rajonale.

Në takim morën pjesë edhezëvendësministri i FSK-së, Fadil Gashi, këshilltari i ministrit, koloneli Fadil Hadërgjonaj dhe atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, nënkolonel Necdet Ozdemir.