Stuhia në Shkup, në Qendrën Urgjente janë pranuar 11 pacientë

TË FUNDIT

Gjithsej 11 pacientë janë pranuar në Qendrën Urgjente Kirurgjike pas stuhisë që dje goditi Shkupin, prej të cilëve tre kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tetë kanë pësuar lëndime më të lehta trupore.

Siç informoi për MIA-n drejtori i TOARILUC, Igor Merdzhanovski, një paciente me lëndim në kokë dhe frakturë të këmbës së djathtë është mbajtur për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Në Klinikën e Traumatologjisë është shtruar edhe një pacient me frakturë të këmbës së majtë, ndërsa një paciente me thyerje të kyçit të dorës së majtë, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është lëshuar për trajtim në shtëpi.