Dëmi nga shpërthimi në Bejrut është mbi 15 miliard dollarë

TË FUNDIT

Dëmi i shkaktuar nga  shpërthimi katastrofal në portin e Bejrutit është mbi 15 miliard dollarë. Këtë e kumtoi presidenti libanez Mishell Aun.

“Vlerësimet preliminale për dëmin material pas shpërthimit në port janë mbi 15 miliard dollarë amerikan”, deklaroi  presidenti dje në bisedë telefonike me mbretin spanjoll Felipe i Gjashtë.

Prokurorët libanez do të fillojnë me dëgjimin  e ministrave dhe ish ministrave  për  tonet me nitrat amoniumi që e shkaktuan  shpërthimin vdekjeprurës  më 4 gusht.

Ajo tragjedi,  krahas krizës ekonomike  të përforcuar me epideminë e Kovid-19, shkaktoi zemërim të fortë kundër qeverisë libaneze dhe solli deri te dorëheqja e Qeverisë.