Del videoja e Fitit kur këndonte sa ishte fëmijë

TË FUNDIT

Talentin që ka për muzikë e shfaqi shumë herët, kurse tani është njëra ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtaren, Filloreta Raçi e njohur si Fifi, e cila në rrjetet sociale ka publikuar një video nga fëmijëria e saj duke kënduar.

“Kënga ime e parë e kompozuar në gjuhën gjermane. Muzika & Teksti : Fifi Kitaristi: Fifi Videobërës: Fifi”, ka shkruar Fifi poshtë kësaj videos.

Artistja, Filloreta Raçi-Fifi është duke e shijuar suksesin e këngës “Pikturë” që e solli në muajin prill në bashkëpunim me Gent Fatalin. Kjo këngë deri tani në Yotube ka arritur mbi 12 milionë klikime./21Media