Në Kërçovë në balotazh shkojnë Fatmir Dehari i BDI-së dhe Aleksandër Jovanovski nga VMRO-DPMNE. Sipas të dhënave të KSHZ Aleksandër Jovanovski ka marr 8801 vota, ndërsa Fatmir Dehari ka marr 8545 vota.
KËRÇOVË
ALEKSANDËR JOVANOVSKI – VMRO DPMNE – 8801 VOTA / 38.42 %
FATMIR DEHARI – BDI – 8545 VOTA / 37.30%
FATMIR LIMANI – I PAVARUR – 4527 VOTA / 19.76%
GJORGJI BILESKI – ERA TRETA – 137 VOTA / 0.60 %
Gara ka qenë e ngushtë edhe në Strugë, kandidati i BDI-së Ramiz Merko ka marr 10.956 vota, ndërsa kandidati i ASH-së Idri Istrefi ka marr 9421 vota, edhe në këtë komunë do të ketë rreth të dytë mes Merkos dhe Istrefit.
STRUGË
RAMIZ MERKO – BDI – 10.956 VOTA / 43.12%
IDRI ISTREFI – ASH-AAA – 9421 VOTA / 37.08%
DIMÇE SHIPINKAROVSKI – LSDM – 4352 VOTA / 17.13 %
ABUDALLA ÇAZIMOSKI – BESA – 486 VOTA / 1.91%
NASTO PALIOSKI – TMRO – 432 VOTA / 1.70%
SAMIR MURTEZOSKI – PDSH – 282 VOTA / 1.11%
DHE LUBE PETREVSKI – DEMOKRATËT – 0.68%
Në Dibër nga tre kandidatët që garonin për të parin e Komunës me vota prin Bekim Pocesta nga AAA –ASH i cili ka marr 3998 vota, kundrejt kandidatit të BDI-së Hekuran Duka i cili ka marr 3713 vota. Meqë nuk është arritur censusi 50%+1 votë do të ketë balotazh edhe në këtë komunë mes Pocestës dhe Dukës.
DIBËR
BEKIM POCESTA – ASH-AAA – 3998 VOTA / 49.69%
HEKURAN DUKA – BDI-SË – 3713 VOTA / 46.15% DHE
PETRIT KLENJA – PDSH – 37 VOTA / 0.46%
Sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut janë zgjedhur mbi 30 komuna në rrethin e parë.
