Dega e LDK-së në Mitrovicë me kryetar të ri

TË FUNDIT

Safet Kamberi është zgjedhur kryetar i ri i degës së LDK-së në Mitrovicë për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.

“Bazuar në vendimet dhe rregulloret e aprovuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, dega fillimisht me kohë ka mbajtur kuvendet nëpër secilën nëndegë duke respektuar vullnetin e anëtarësisë së LDK-së të cilët me votën e tyre kanë zgjedhur strukturat udhëheqëse të nëndegëve. I gjithë ky proces është finalizuar me mbajtjen e kuvendit të degës ku pas një votimi shumë demokratikë, me votë të fshehtë, është zgjedhur Kryetari i ri, Safet Kamberi” thuhet në komunikatën për media.

Kuvendi pas zgjedhjes se Kryetarit, në një proces të fshehtë votimi ka zgjedhur edhe kryesinë e degës. Gjithashtu janë zgjedhur edhe delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Mitrovicës në Kuvendin Qendror të LDK-së, bën të ditur kjo degë./21MEDIA