Debat i nxehtë në Click Plus, rebalanci i buxhetit real apo populist?

TË FUNDIT

Buxheti i shtetit është në kondicion të mirë dhe kjo dëshmohet përmes mënyrës së realizimit të të ardhurave dhe të dalave, pohoi zëvendësministri i Financave, Dragan Kovaçevski në debatin e mbrëmshëm “Clik Plus” të TV21.

“Të ardhurat në buxhet për vitin 2021 po realizohen mbi parashikimet, gjegjësisht mbi planin që është propozuar dhe normalisht mbi atë që ishte realizuar në vitin 2020. Derisa të dalat realizohen rregullisht, madje edhe para kohe, kur bëhet fjalë për pagimin e pensioneve”, u shpreh Dragan Kovaçevski – zëvendësministër i Financave.

Po anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Gordana Dimitrieska-Koçovska, me kundërpërgjigje për zëvendësministrin. Thotë se ka detyrime prej 135 milionë eurove që duhet shlyer.

 “Pohojmë se me shumë optimizëm janë planifikuar të ardhurat dhe se nuk do të kemi realizim të tillë për shkak se jemi larg nga gjallërimi i aktivitetit ekonomik. T’i shohim muajt janar dhe shkurt në pjesën e realizimit të të ardhurave, t’i shohim muajin e parë e deri në muajin e pestë, do të shohim se si është gjendja. Nëse kemi me të vërtetë realizim të mirë të të ardhurave dhe do të kemi me kohë edhe kthimin e TVSH-së”, deklaroi Gordana Dimitrievska Koçovska – Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së.

Kovaçevski tha se pushteti ka parashikuar masa, por se ka parë ngecje dhe cirk nga opozitarja VMRO-DPMNE në Kuvend.

“Si nuk parashohim masa? Pakon e pestë të cilën e bllokoi VMRO-DPMNE-ja në Kuvend, nuk mundnim ta sillnim, bëtë cirk atje”, shtoi zëvendësministri i Financave, Dragan Kovaçevski. 

“Absolutisht nuk është e vërtetë, e dini shumë mirë se ku ishin bllokuar. Absolutisht nuk është e vërtetë dhe nuk mund të pranoj se VMRO-ja i ka bllokuar masat”, theksoi Gordana Dimitrievska Koçovska nga Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së.

Koçovska në Click Plus në TV21 akuzoi se nga Agjencia për Punësim janë fshirë 20 mijë persona të papunësuar, gjë që e mohoi zëvendës ministri Kovaçevski. Ai shtoi se në këtë vit krize, Qeveria ka pasur 16 miliardë denarë investime.

TË NGJAJSHME