Dasma përfundoi me rrahje masive! Dhjetëra të plagosur në Turqi

TË FUNDIT

Një dasmë  e cila po mbahej në Turqi u kthye më vonë në një betejë të ashpër. Sipas mediave turke përleshja filloi mes dy personave, kurse më pas situata u keqësua.

Në total të plagosur mbetën 24 persona, 14 persona janë dërguar për mjekim në spital, kurse 10 persona janë trajtuar me autoambulanca në vendngjarje.

Në imazhet e shpërndara në rrjetet sociale u pa se dasma e nisur me qejf, përfundoi me sherr. Në pamje u pasqyruan momentet kur  karriget dhe tavolinat fluturuan.

Nusja dhe dhëndri u larguan nga vendi me një veturë të policisë. Ndërkohë që u mësua se nusja dhe dhëndri ishin në gjendje të mirë.

Përleshja u zhvillua në një sallë dasmash në lagjen Erenler të Sakaryas, në Turqi. Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./21Media