Një vrasës i dënuar nga Danimarka, i cili vrau një gazetare suedeze gjatë intervistës në nëndetësen e tij, dhe e hodhi trupin e saj të copëtuar, iku nga burgu. Ish-biznesmeni Piter Madsen (49) arriti të ikte nga burgu Hertedvester, ku vuante dënimin e përjetshëm me burg për vrasjen e Kim Val në vitin 2017.
Por, pas tre orë ikje, policia daneze arriti ta kapë dhe ta kthejë në burg.
Mediumet lokale shkruajnë se është zhvilluar dramë e vërtetë, me ç’rast Madsen kërcënoi me bombë, kështu që në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të njësive speciale daneze.
Mediumet theksojnë se vrasësi tashmë ishte në izolim në burg, sepse ekzistonin indikacione se po përgatitet për ikje.
Në prill të vitit 2018, një gjykatë daneze e dënoi inovatorin Madsen me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe sulmin seksual të gazetares Kim Val, pjesët e trupit të së cilës u gjetën në ujërat afër Kopenhagës. Val ishte paraqitur si e zhdukur pas vizitës në nëndetësen e tij. Atëherë Madsen pohonte se vdekja e Val ishte fatkeqësi, por pranoi se e ka copëtuar trupin e saj dhe se i ka hedhur mbetjet natën e 10 gushtit të vitit 2017.
Madsen, gjithashtu, ishte akuzuar për “sulm seksual të natyrës shumë të rrezikshme” pasi që u konfirmuan një numër i madh i pjesëve të brendshme dhe të jashtme të trupit të gazetares suedeze.
