“Danellës i ka humbur rruga në oborr”, transportuesit privatë edhe sot protestojnë

TË FUNDIT

-Prej orës 7 në mëngjes vazhdoi protesta e transportuesve privatë që filloi të premten dhe do të vazhdojë derisa gjendet një zgjidhje adekuate me Qytetin e Shkupit për ta paguar borxhin prej mbi 2 milionë eurove. Kjo do të thotë se katër muajt e fundit 220 autobusë qarkullojnë duke e mbuluar shpenzimin vetë. 1000 familje tashmë 4 muaj janë pa të ardhura.

Ata janë të detyruar që vetë t’i riparojnë autobusët, po ashtu vetë paguajnë për derivate dhe siç thonë, janë në skaj të ekzistencës.

“Për disa ditë borxhi do të arrijë 2 milionë euro, kjo është reale dhe 100% e saktë. Kryetarja e Shkupit çfarë gënjeshtra dhe të pavërteta tregon, ky është problemi i saj. Për këtë  do të ketë epilog gjyqësor , argumentet e saj do t’i tregojë para gjykatës”, tha Kemal Muriq.

“Ne nga Makekspres kemi një problem shtesë, e prishi marrëveshjen. Ta tërheqë këtë dhe puna të kthehet në ritmin normal. Nëse ka abuzim, ne nuk i ikim drejtësisë, nuk i ikim ligjit, le të zgjidhen punët gradualisht”, pohoi Isen Halili.

Arsovska i akuzoi transportuesit privatë para disa ditëve për krim.

“Merrni para për bileta, ato paratë nuk i keni paraqitur dhe me shumë gjasa kanë përfunduar në xhepin e dikujt, ndërsa keni faturuar nga 400 mijë euro nga NQP për çdo muaj dhe kjo skemë që funksionoi mirë, me shumë gjasa po zgjat tashmë 5 vjet”, deklaroi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

Transportuesit iu përgjigjën se asaj i ka humbur rruga në oborr, për shkak se ata nuk shesin bileta, por atë e bën NQP duke mos u dhënë pasagjerëve fatura fiskale.

“Aparatet fiskale janë pjesë e pajisjes së sistemit AVLST që u instalua brenda autobusëve ndërsa NQP-ja na e instaloi të gjithë sistemin së bashku me printerët fiskalë në autobusët tanë. Nuk funksionojnë te ne por nuk funksionojnë as tek ata. Por të sqarojmë. Askush nuk shet bileta e as ka kontakt me kesh në autobusët. Të gjithë udhëtarët për hyrje në autobusët privatë dhe në ata të NQP-së blejnë bileta në punktet e NQP-së ose në vendet e shitjes që i ka caktuar NQP-ja”, tha Kemal Muriq.

Qyteti i Shkupit përpiloi thirrje të re publike ku çdo  transportues i  deritanishëm individual, çdo pronar i autobusit privat do të mundet të aplikojë, të marrë linjë për të qarkulluar.