Dafina Zeqiri pas lindjes së parë: Me u bë nënë është si me bë “update” gjithë jetën

TË FUNDIT

Këngëtarja Dafina Zeqiri përmes një shkrimi të gjatë në Instagram ka shkruar për herë të parë pasi është bërë nënë, përcjell TV21. Dafina solli në jetë djalin e saj dhe të Kreshnik Gjergjit, Daskan Gjergjin.

“Faleminderit prej zemrës 🩵 Ju falenderoj krejt juve per dashnine e madhe e mireseardhjen qe ia keni bo djalit tone Daskan Gjergji n’kete bote. Me u bo nane osht si me bo update n’krejt jeten shpirt, trup, zemer, karriere… gjithçka ndjehet ma ndryshe, ma thelle. Jam super e emocionume per gjithqka qe po vjen. Nder e respekt per krejt nanat qe sakrifikojne gjithqka. Ju jeni superheroina e ksaj bote. Edhe per baballaret qe qendrojne para grave te tyne, si mbeshtetja ma e madhe ju perulem. Burrit tem, faleminderit qe je shkembi jem. E di qe ki me qene shembulli ma i mire per djalin tone. Ju du krejtve shume. Le ta nisim kete kapitull te ri bashke”, ka shkruar Dafina.