Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka surprizuar publikun gjatë koncertit të saj madhështor në Tiranë, pjesë e turneut “Supernova”, duke zbuluar se është sërish shtatzënë.
Në një atmosferë të mbushur me emocione dhe ovacione nga mijëra fansa, artistja ndau lajmin e veçantë në skenë, vetëm rreth një vit pas lindjes së djalit të saj, Daskan. .
“Kjo është në natë e bukur me ju treguar që Daskani ka me u bë vëllai i madh. Ju thash që unë edhe Kreshniku do ta bëjmë një ekip futbolli, nuk keni besuar”, u shpreh ajo para publikut të pranishëm
Njoftimi u prit me duartrokitje të forta, duke e kthyer momentin në pikën kulmore të mbrëmjes.
Koncerti në Tiranë u vlerësua si një nga ndalesat më të suksesshme të turneut “Supernova”, ku përveç hiteve të saj, vëmendjen kryesore e mori pikërisht ky lajm i veçantë.
