Çulev ia dorëzoi postin ministror Nuhiut – do të kthehet në Agjencinë e kundërzbulimit

Must Read

Pa rrymë elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Studeniçan dhe Gjorçe Petrov

Pa rrymë elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Studeniçan dhe Gjorçe Petrov.

Shpresa të reja për revitalizimin e Treskës, Këshilli i Komunës së Sarajit pritet që nesër ta miratojë planin urbanistik

https://youtu.be/BMWSFV9a2Aw “Kaloi edhe kjo verë, ndërsa Liqeni i Treskës mbetet ashtu siç...

90% e zanateve drejt zhdukjes, i pret historia! Miçoja, prodhuesi i fundit i litarit në Kërçovë

https://youtu.be/FmY5GAjlsgc Zanati për prodhimin e litarit me dorë, si duket do të...
- Advertisement -

Me rastin e largimit nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike të formuar për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Naqe Çulev i falënderoi të gjithë kolegët dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe bëri thirrje sa është e mundur më shpejtë të formohet shumicë qeveritare për kthimin e institucioneve në kapacitetin e plotë të tyre.

“Sot është dita e fundit e mandatit tim si ministër në Qeverinë teknike të zgjedhur për të zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjatë muajve të fundit, të gjithë ne, në Ministrinë e Brendshme, por edhe në vend, kemi kaluar një periudhë të turbullt dhe mjaft specifike në të cilën jemi përballur me sfida domethënëse dhe serioze. Ministria e Punëve të Brendshme periudhën e fundit kishte detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme: të mbronte shëndetin e qytetarëve, të garantojë sigurinë e shtetit dhe rendit publik dhe paqen dhe të organizojë zgjedhje paqësore, të sigurta dhe demokratike. Me këtë rast, do të doja të falënderoja, para së gjithash, ju – qytetarët, të cilët me sjelljen tuaj të përgjegjshme i dhanë mbështetje serioze Ministrisë së Punëve të Brendshme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të përditshme dhe ballafaqimin e sfidave që përmenda më herët”, ka shkruar  Çulev në Facebook.

- Advertisement -

Ai gjithashtu falënderoi të gjithë punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme për, siç tha ai, nivelin jashtëzakonisht të lartë të përmbushjes në periudhën e kaluar, dhe mbi të gjitha të punësuarit në kabinetin e tij që me një nivel jashtëzakonisht të lartë të përgjegjësisë, ndershmërisë dhe përkushtimit, me sakrifikim i përmbushën detyrat dhe përgjegjësive të punës.

Në publikimin në Facebook Çulev ka shkruar se nesër kthehet në vendin paraprak të punës. Agjencinë e kundërzbulimit, ku do të vazhdojë, siç thotë, të kontribuojë në fushën e sigurisë.

- Advertisement -

Çulev sot zyrtarisht ia dorëzoi detyrën e ministrit të Brendshëm Agim Nuhiut, i cili ishte zëvendës i tij në MPB.

“Unë sinqerisht i uroj pasardhësit dhe kolegut tim Agim Nuhiu kryerjen e suksesshme të detyrave të punës në periudhën në vijim”, ka shkruar Culev në llogarinë e tij në Facebook.

- Advertisement -

Pa rrymë elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Studeniçan dhe Gjorçe Petrov

Pa rrymë elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Studeniçan dhe Gjorçe Petrov. Siç informoi QRMK pas...

Shpresa të reja për revitalizimin e Treskës, Këshilli i Komunës së Sarajit pritet që nesër ta miratojë planin urbanistik

https://youtu.be/BMWSFV9a2Aw “Kaloi edhe kjo verë, ndërsa Liqeni i Treskës mbetet ashtu siç ka qenë! I pa rregulluar...

90% e zanateve drejt zhdukjes, i pret historia! Miçoja, prodhuesi i fundit i litarit në Kërçovë

https://youtu.be/FmY5GAjlsgc Zanati për prodhimin e litarit me dorë, si duket do të mbetet vetëm si kujtim për...

Tateshi i epërm dhe i poshtëm prej vitesh pa ujë, banorët të zhgënjyer: Më keq po bëhet e më mirë jo

https://youtu.be/6KmQBe15LBU Fshatrat Tatesh i Epërm dhe i Poshtëm të Strugës edhe këtë sezon veror e kaluan pa...

Kosovë, 3 viktima dhe 47 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -