Covid-19 mbyll Francën

TË FUNDIT

Franca ka hyrë në bllokimin e saj të tretë kombëtar derisa përballet me një rritje të rasteve nga virusi korona.

Rritja e numrit të rinj të të infektuarve në të gjithë Francën kërcënon që të mbingarkojë spitalet e vendit.

Të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore do të mbyllen për katër javë, derisa do të implementohet edhe ora policore nga ora 19:00 deri në 6 të mëngjesit, shkruan BBC.

Të premten, numri i pacientëve të sëmurë rëndë nga Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv u rrit me 145, njëherësh niveli më i lartë në pesë muaj.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për pacientët me Covid-19.

Franca aktualisht po përballet me nivelin më të lartë me rreth 5,000 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv.

Në Francë, të premten u regjistruan 46 mijë raste të reja me Covid-19 dhe 304 viktima.

TË NGJAJSHME