Covid-19! a rrezikohen vendet e punës? S’ka subvencione për kompanitë që largojnë nga puna punëtorët

TË FUNDIT

Kriza ekonomike e cila vjen si pasojë e pandemisë KOVID-19 po rrezikon vendet e punës për punëtorët.

Qeveria ka marrë masa për subvencionimin e kompanive private me qëllim që kompanitë të mos i largojnë punëtorët nga puna.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se punëdhënësit të cilët i largojnë punëtorët nga puna nuk do të kenë të drejtën e subvencionimit nga qeveria me pagë minimale prej 14.500 denarëve.

Çdo kompani në RMV e cila do të dëshirojë që t’i shfrytëzoj masat nga ana e qeverisë, me siguri që një nga kriteret do të jetë që t’i kthej edhe ata punonjës që paraprakisht i ka larguar, dhe për dy muajt e ardhshëm pagesën minimale për ata punëtorë do ta bëjë qeveria, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Nebi Hoxha-kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore kërkon nga qeveria tu kthehen borxhet kompanive private nga shteti.

Në drejtim të situatës ku kemi shumë institucione shtetërore që kanë borxh ndaj kompanive private, d.m.th. hajde mos më jep ndihmë por kthema borxhin që ma ke. Kjo ndihmon shumë që kompanitë të mbajnë likuiditetin e tyre, tha Nebi Hoxha- OEMVP.

A e dini se këto biznese nëse shkojnë në fund të humnerës, do të duhet të largohen njerëz prej administrate, nuk do të diskutohet puna e uljes së  rrogës por do të diskutohet puna, sa njerëz duhet të largohen prej administratës,tha Arjanit Hoxha-Lëvizja Besa

Elmi Aziri nga ASH-ja, Bardhyl Dauti nga PDSH-ja dhe Driton Sulejmani nga Alternativa kërkojnë plan ekonomik gjithëpërfshirës dhe afatgjate nga qeveria e vendit.

Kjo qeveri ka mangësi në dizajnimin e politikave ekonomike, sepse në vazhdimësi është marrë me dizajnimin e politikave sociale. Këto politika sociale nuk japin rezultat, është koha për një plan ekonomik gjithëpërfshirës, tha Elmi Aziri-ASH.

Politika monetare ekspansioniste siguron rritje ekonomike afatgjatë duke mbajtur llogari që të mos kemi rritje potenciale të inflacionit, tha Bardhyl Dauti-PDSH.

Ka edhe disa masa të cilat hasin në vesh të shurdhër, ndërsa ne mendojmë se janë shumë me rëndësi për tejkalimin e krizës, tha Driton Sulejmani –ALTERNATIVA.

Ditë ma parë lideri i LSDM-së propozoi uljen e pagave të administratorëve, propozim ky që u kundërshtua nga paritë tjera në skenën politike dhe ra poshtë. Ulje të pagave do të ketë vetëm për udhëheqësit shtetërorë në të gjitha sektorët për muajin prill dhe maj.