Courtois kthehet në Madrid pas lëndimit

TË FUNDIT

Thibaut Courtois është larguar nga kampi stërvitor i kombëtares belge dhe është rikthyer në Real Madrid si masë paraprake për shkak të një lëndimi.

Federata belge e futbollit njoftoi largimin e tij të dielën, por ende nuk dihet shkalla e dëmtimit.

Kjo vjen pasi Courtois luajti 90 minuta në fitoren 3-0 të kombëtares së tij kundër Suedisë, transmeton Klankosova.tv.

Mësohet se lwndimi është i lehtë dhe se ai po largohet para kohe si masë paraprake. Teste të mëtejshme do të kryhen pas mbërritjes së tij në kryeqytetin spanjoll të hënën.

Lajmi ngre zile alarmi në një moment vendimtar në sezonin e Los Blancos, me ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës që po vjen dhe me përballjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.