Shakira dhe Gerard Pique do ta shesin rezidencën në të cilën jetuan me dy fëmijët e tyre.
Çifti, të cilët arritën një marrëveshje mbi kujdestarinë e fëmijëve javën e kaluar, pritet të vendosin një çmim prej 10.5 milionë deri në 12 milionë funte apo mbi 14 milionë dollarë për rezidencën.
Shakira do të vendoset gjithashtu në Miami me fëmijët e saj.
Gerard po jeton në Barcelonë me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti.
Shakira për momentin qëndron në shtëpinë luksoze të ish-çiftit, por do të largohet nga aty para festave të fundvitit.
Para pak ditësh, dyshja njoftuan se kanë arritur një marrëveshje mbi kujdestarinë e fëmijëve – gjë që garanton mirëqenien e fëmijëve.
“Objektivi ynë i vetëm është t’u ofrojmë atyre sigurinë dhe mbrojtjen maksimale. Ne besojmë që privatësia e tyre do të respektohet. Vlerësojmë interesin e treguar dhe shpresojë që fëmijët të mund të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme në një mjedis të sigurt dhe të qetë”, bëhet e ditur në njoftimin e dyshes.
Shakira dhe Pique njoftuan për ndarjen e tyre në maj të këtij viti./21Media
