Çmimi blerës i mollëve nga 12 deri në 15 denarë. Qeveria do ta blejë mollën vendase për nxënësit

TË FUNDIT

Këtë vit, çmimi blerës i mollës lëviz nga 12 deri në 15 denarë, por kultivuesit ende nuk dihen ku do t’i shesin dhe me çfarë çmim. Vite më parë, një pjesë e mollëve mbeteshin në pemishte, shkaku i mungesës së shitjes. Lube Pampulevski, thotë se deri më tani produktet i kanë eksportuar kryesisht në Rusi si vend konsumator më i madh, por tani duhet të mendohet për zgjerim të tregut edhe në vende të tjera, siç janë Afrika e Veriut (Egjipti), sidomos Arabia Saudite.

“Për momentin nuk kemi tregje më të mëdha për eksport të mollëve tona, me çka pasiguria për shitjen e prodhimit të sivjetshëm është gjithnjë e më e madhe. Çmimet lëvizin nga 12 deri në 15 denarë me çka nuk mbulohen as shpenzimet bazë për prodhim. Shpresojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasadat do të angazhohem më shumë dhe do të gjejmë tregje të reja se ato ekzistuese”, tha Lube Pampulevski, kultivues i mollave.

Rreth 136 mijë nxënës në 350 shkolla, për ushqim do të marrin mollë vendase që do t’i blejë qeveria. Janë paraparë 20 milionë denarë, mjete që tashmë janë siguruar me rebalancin e buxhetit.


Me programin po mundësohet përkrahje për blerje, distribucion dhe paketim të mollëve të prodhimit të 2022, ndërsa e gjithë sasia e blerë do të distribuohet deri te shkollat shtetërore dhe komunale më së voni deri më 15 dhjetor 2022. Me këtë u ndihmojmë kultivuesve të mollëve, por sigurojmë edhe ushqim të freskët dhe të shëndetshëm për fëmijët tanë. Mollë maqedonase, vendase, për fëmijët tanë”, tha Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësis.

10 deri 20% nga prodhimtaria vendase të mollëve mbaron në tregun vendas. E përshëndesin nismën e Qeverisë për blerjen e mollëve vendase në shkollat dhe çerdhet me çka do të blihej 1% deri 2%  nga prodhimi i tregut vendas prej këtij viti, ndërsa me këtë do të krijohet vetëdije më të madhe për produktet vendase dhe ngritje e vetëdijes së nxënësve për të konsumuar frutë, përkatësisht, mollë. Kjo është praktikë e vendeve europiane ndërsa pemëtarët presin që në të ardhmen kjo përqindje  të rritet.