“Çmimet e Novomatic nuk mund të ndryshohen” – Novo VLT: Terminalet nuk janë blerë vetvetiu

TË FUNDIT

NOVO VLT nuk pajtohet që i ka blerë vetvetiu terminalet e videolotarisë, sepse HTL është aksionar i vogël. “Në përputhje me faktin se Novomatic është një nga prodhuesit më të mëdhenj të aparateve të lojërave të fatit në nivel botëror, HTL si përfaqësues i tyre ka pasur ofertën më të favorshme ekonomike”, thonë nga HTL Maqedoni.

Nga grupacioni shtojnë se Novomatik, përkatësisht HTL si përfaqësues i tyre, ka pasur ofertë më të  favorshme ekonomike.

Dje koalicioni VLEN pyeti se “në xhepin e kujt kanë përfunduar 10 milionë euro?”, duke aluduar për blerjen e terminaleve.

Novomatic shton se çmimet nuk mund t’i nënshtrohen përcaktimit të lirë ose të ndryshëm në asnjë treg ekonomik.

Në pyetjen e TV21, nga HTL Maqedoni sqaruan se terminalet e blera të videolotarisë do të instalohen në përputhje me nevojat e biznesit të NOVO VLT, me të njëjtat kushte që vlejnë për të gjithë bashkëpunëtorët afarist të NOVO VLT-së, Lotarisë Shtetërore dhe Video Lotaria Shtetërore – Kazino Austria.

Koalicioni VLEN dje i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë për dyshimet për krimin e kryer, ndërsa TV21 pret përgjigje nga Prokuroria nëse po ndërmerren masa.