Çmimi i kurbaneve këtë vit sillet nga 170 deri në 200 euro.
TV21 vizitoi njërin prej lokacioneve ku shiten kurbane në Tetovë, ku pamë se edhe pse kishte mjaft kurbane, njerëz kishte pak.
Shitësit thonë se këtë vit kubanët janë më shtrenjtë se vitin që lamë pas, por edhe interesimi është më i vogël. E kuptojnë se për blerësit janë ndoshta të shtrenjtë, por rritja e një kubani kërkon shumë përkushtim, andaj mendojnë se çmimet nuk janë të larta.
-Çmimet këtë vit janë të mira nga 200 euro në 170 euro. Njerëz nuk ka, por çmimet janë të mira nga vitet tjera. Vjet më shumë janë shitur se më shumë mall kemi pas, mall kemi më dobët njerëz nuk ka por çmimet janë më të mira sivjet.”
-Çmimet janë më të larta se vitet tjera, por popullata nuk ka se gjithë kanë emigruar për shkak se papunësi madhe, jetë e keqe dhe të gjithë e lëshojnë vendin, por falë Zotit ata mendojnë për familjarët e vet, sjellin të holla dhe kurbani shitet dhe nuk pyet ai çka ka vendos të ther kurban dhe pse nuk mjafton kurbani për tek ne por këtu nuk ka shtet.
Blerësit thonë se çmimet nuk janë aq të shtrenjta, sidomos për ata që e kanë bërë nijet të presë kurban.
-Ai që e shet i duket lirë, ai që e blen i duket shtrenjtë, po shtrenjtë do themi le ta ruajë vetë dhe të shoh jo tjetër kush ta ruajë, edhe i duket lirë.
-Për atë që blen ndoshta është shtrenjtë, për atë që shet nuk është shtrenjtë, edhe u sos puna.
-Ma lirë asnjëherë nuk kanë qenë, shqiptari blen 50 mijë euro veturë dhe qahet për 200 euro kurban se shtrenjtë, ku ke parë?!
Nga komuna e Tetovës kanë dalë me një njoftim për grumbullimin e lëkurave dhe mbetjeve të kafshëve. Pika grumbulluese do të jetë tek Njësia për Gjelbërim, e cila gjendet në dalje të qytetit, pranë EVN-së. Kjo vendosje është realizuar për të garantuar ruajtjen e mjedisit dhe pastërtinë e qytetit.
