Clinton thotë se është i rrethuar nga familjet shqiptare në vendin ku jeton: Gjithmonë i marr lajmet e fundit

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Nju Jork të SHBA-së mori pjesë në Nismën Globale Clinton, përcjell TV21. Ish-presidentin amerikan Bill Clinton, duke iu referuar ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, tha se atëbotë “shumë mendonin se ishte i çmendur”, por se ai ishte i sigurt se “kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë”.

“Shumë njerëz menduan se isha çmendur kur u përfshiva në Kosovë. Por, unë u thashë: Shikoni, ky do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonë ajrore, sepse kosovarët nuk do të përkulen kurrë dhe do të jetë shumë e kushtueshme për serbët të vazhdojnë të luftën, dhe do të shpëtojmë më shumë jetë në këtë mënyrë”, tha Clinton.

Ish-presidenti amerikan tha se në lagjen ku jeton tani, ka shumë shqiptarë, dhe vazhdimisht i merr lajmet e fundit në lidhje me progresin që po bën vendi.

“Kam dy familje kosovare në rrugën ku unë dhe Hillary jetojmë. mendoj se komuna jonë ka përqindjen më të lartë të shqiptarëve që vijnë nga vetë Shqipëria por edhe nga Kosova, krahasuar me çdo shtet në Amerikë. Kështu që vazhdimisht i marr lajmet e fundit”, shtoi Clinton.