Cipras kërkon takim liderësh për situatën me pandeminë në Greqi

TË FUNDIT

Parashtroj propozim, që urgjentisht të konvokohet takim i liderëve nga presidentja e shtetit dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit të epidemiologëve, në mënyrë që të ketë informacion të plotë mbi situatën dhe të përcaktohet plan për përballje, deklaroi lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras pas takimit me presidenten Greke Katerina Sakelaropulu, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Ish-kryeministri grek shprehu shqetësimin për rrjedhën e pandemisë në vend, duke deklaruar se “qeveria dhe Micotakis duket se kanë humbur kontrollin”, se janë pa plan dhe theksoi nevojën për të shpejtuar procesin e vaksinimit, por edhe për të gjetur mënyrë për të furnizuar vaksina.

“Duhet të veprojmë tani, në kohën e duhur, në mënyrë parandaluese. Kam paraqitur propozim që Greqia të marrë iniciativë, në nivelin evropian, për të kërkuar që Bashkimi Evropian t’i sigurojë patentat e kompanive farmaceutike dhe për t’i dhënë secilit shtet anëtar mundësinë për t’i menaxhuar ato, me industrinë vendase të farmaceutikës, në mënyrë që urgjentisht, shpejt, në masë të përgatiten dozat e nevojshme në mënyrë që popullata në secilin vend të BE-së të mund të vaksinohet, theksoi Cipras dhe shtoi se nëse iniciativa konkrete është joefektive, atëherë Qeveria do të duhet të kërkojë zgjidhje përmes marrëveshjeve bilaterale me kompani ose vende që prodhojnë vaksinën.

Cipras u prit sot nga presidentja e Greqisë, ndërsa  në takim Sakelaropulus ,ia paraqiti propozimet e SYRIZËS.