“Cilat janë taksat e reja për sektorin e biznesit, nuk ka të tilla” – Bytyqi nuk pajtohet me Azeskin

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi nuk pajtohet me deklaratën e kryetarit të Odës ekonomike, Branko Azeskit, se shteti nuk u ndihmon kompanive, por vetëm vendos taksa të reja.

“Nuk jam i sigurt se ka taksa të reja për sektorin e biznesit. Ajo që është miratuar është sjellë në bisedime me ata. Por nëse mendoni për zgjidhjen që e ofrojmë për tatimin solidar, vlerësoj se ai është në interes të qytetarëve që tu ndihmojmë në tejkalimin e krizës. Nëse 130 kompani të biznesit është i tërë sektori i biznesit atëherë le të jetë ashtu, por në sektorin e biznesit ka 73 mijë kompani aktive”, tha Bytyqi, përcjell TV21.