Rritja e pagës minimale dhe pensioneve edhe këtë vit janë tema kryesore të premtimeve parazgjedhore. Në publik rritjen e pagës minimale dhe pensioneve e kanë premtuar dy liderët e partive më të mëdha maqedonase. Zaev premton se deri në fund të mandatit rroga minimale të jetë 20 mijë denarë, e rrogë mesatare deri në 34 mijë denarë.
“Paga mesatare deri në fund të mandatit të rritet për 30 % ndërsa paga minimale deri në 40% dhe me këtë deri në përfundim të mandatit arrijmë pagë mesatare për të punësuarit në gjithë vendin 34 mijë denarë. Paga minimale e cila në 2016 në kohën e Gruevskit dhe Mickoskit ishte 9000 mijë denarë deri më 2024 të jetë 120% me shumë se ato 9000 mijë denarë. Do ta rrisim për 40 % dhe do të arrijmë pagë minimale 20 mijë denarë”, tha Zoran Zaev, LSDM.
VMRO-DPMNE parasheh ulje të papunësisë deri nën 10%, rritje të pensioneve për 20%.
“Papunësinë që është e paraparë në projektin “Ripërtrirje” ta ulim nën 10%, për atë na janë të nevojshme rroga më të larta për 25 %, për më shumë se 6000 mijë denarë për një mandat, janë të nevojshme pensione më të larta për pensionistët që janë pjesë e këtij projekti të Ripërtrirjes. Për 20 % pensione më të larta. Për të punësuarit në arsim do të ketë respektim të marrëveshjes kolektive dhe paga deri 36 mijë denarë”, tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në programin e tyre parasheh zhvillim të barabartë ekonomik dhe territorial ku garanton:
-Rritje ekonomike prej 4- 5 %
-Ulje të papunësisë deri në 10 në mandatin 4 vjeçar
-Hapja e 25.000 vendeve të reja të punës në sektorin publik dhe privat
-Rritje për 20% të rrogës mesatare
PDSH premton punësim të çdo familje shqiptare që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar.
“Pas një muaji me të gjithë bashkëpunëtorët që do t’i emëroj si drejtues nëpër institucione do të kërkoj pasqyrimin e gjitha e familjeve shqiptare dhe ajo familje e cila nuk ka kurrfarë të ardhurash me urgjencë ndihma e parë sociale 100 euro brenda muajit. 14.22 Menjëherë pas kësaj punësim të secilës familje që nuk ka asnjë të punësuar do ta ketë një punësim”, tha Menduh Thaci, lider i PDSH-së.
BDI-ja nesër do ta prezantojë programin e saj qeverisës ndërsa një pjesë të asaj që kanë postuar në rrjetet e tyre sociale premtojnë mbulim 50 përqind të kontributeve shoqërore në sektorin privat për përfaqësim të drejtë ekonomik.