Çifti shqiptar kapet me 20 kg kokainë në Itali

TË FUNDIT

20 kg kokainë i janë sekuestruar një çifti shqiptar në Taranto të Italisë.  Mediat italiane, bëjnë me dije se ditën e djeshme, policia hyri në shtëpinë e çiftit, ku arrestoi gruan 41-vjeçare, ndërkohë burri i kësaj të fundit 49-vjeç,ia ka dalë që të arratiset.

Sipas mediave, droga ishte fshehur në një depo me mjete bujqësore, ngjitur me shtëpinë, ku agjentët gjetën një qese plastike të zezë me më shumë se 14 kg kokainë ndërsa në një tjetër qese 5 kg me të njëjtën substancë narkotike.

Por si arrestuan?

Policia italiane kishte rënë prej pak kohësh në gjurmët e çiftit, teksa ndiqnin shqiptarin që shpërndante lëndën narkotike tek të tjerët.

Policët fillimisht ndaluan shqiptarin, i cili kishte 900 euro me vete. I pyetur se cili ishte burimi i të ardhurave, shqiptari nuk ka arritur që ta shpjegojë, gjë e cila shtyu efektivët që të bënin kontroll në banesën e tij ku u gjet kokaina dhe një sasi e vogël kanabisi.

Gjatë kontrollit në shtëpi, policët përveç kokainës gjetën gjetën 20 doza marijuanë dhe 29 heroinë të paketuara dhe të gatshme për shitje. Por teksa policia po kryente kontrollet, 49-vjeçari ka arritur që të arratiset, ndërkohë gruaja e tij nuk i ka shpëtuar policisë./oranews

TË NGJAJSHME