Çifti në Australi fitoi 1.79 milionë dollarë në lotari, mendoi se ka luajtur për 179.000

TË FUNDIT

Një çift i paidentifikuar nga Kilkenny në Australi, kanë menduar se kanë fituar 179.000 dollarë nga gërvishtja e një lotarie dhe pastaj janë shokuar kur kanë kuptuar se kanë fituar 1.79 milionë dollarë.

Çifti kishte marrë pjesë në “Saturday X Lotto” ku ishin një nga tre fituesit.

Zyrtarët e lotarisë kontaktuan ata për të konfirmuar fitoren e tyre dhe folën me gruan nga çifti, shkruan Upi.

“Fillimisht menduam se kemi fituar 179.000 dollarë dhe jo 1.79 milionë. S’mund ta besoja kur e kuptova se ishte çmim në vlerë milioni. Kishte vërtetë shumë të bërtitura”, tha ajo.

Gruaja tha se kishte shpenzuar gjithë natën duke menduar se çfarë do të bënte me paratë bashkë me burrin e saj.

“Ne vendosëm që të blejmë një shtëpi të re dhe t’i ruajmë të tjerat për të ardhmen”, ka thënë ajo.