Ciceroni: Kufiri etnik sipas Lidhjes së Prizrenit 98.000 km2, vetëm 40.000 km2 sot qeverisen nga shqiptarët! Ali Ahmeti e plotëson: Në RMV 6.432 km2 qeverisen nga shqiptarët

TË FUNDIT

Pasi u shpall qytetar nderi nga komuna e Prizrenit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi edhe Kompleksin Muzeor të Lidhjes së Prizrenit, përcjell TV21. Në prezantimin e tij, ciceroni tha se kufiri etnik sipas Lidhjes së Prizrenit ka 98.000 km2, ndërsa sipas tij, sot vetëm 40.000 km2 të këtij territori qeverisen nga shqiptarët. I menjëhershëm ishte reagimi i Ahmetit, i cili tha se në Maqedoninë e Veriut, 6.432 km2 qeverisen nga shqiptarët.

“Për ta plotësuar, 6432 qeverisen nga shqiptarët. 6432, dmth që është pushtet i shqiptarëve dhe flamuri kombëtar shqiptar është në përdorim zyrtar”, tha Ahmeti.