Çfarë nëse punohet të dielën? Mëditje për punëtorët, dënime për kompanitë – paralajmëroi Zaevi

TË FUNDIT

Punëtorët që do të punojnë të dielave, do të kenë mundësi të marrin mëditje shtesë dhe një ditë tjetër pushimi brenda javës, ndërkaq nëse këtë refuzon ta realizojë punëdhënësi, janë paraparë edhe sanksione ndaj tyre, paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.

“Në proces janë marrë parasysh edhe punëtorët e sektorëve të cilat nuk mund të kenë ndërprerje të procesit teknik-teknologjik. Këtyre punëtorëve, të cilëve sigurisht do t’u takojë mëditje shtesë në pagë, për shkak të punës gjatë të dielës, do t’u sigurohet opsion që të fitojnë ditë të lirë në një ditë tjetër brenda javës në marrëveshje me punëdhënësin”, tha Zaevi në paraqitjen para mediave, transmeton TV21.

Foli edhe për gjobat që parashihen në Ligjin për marrëdhënie e punës.

Për kompanitë që nuk e zbatojnë këtë masë, “parashihet ndërprerje të kryerjes së veprimtarisë për një kohë apo gjobë kundërvajtëse”, tha Zaevi.

Kjo vjen, pasi Qeveria në seancë sot ka miratuar ndryshimet ligjore që dita e diel të jetë ditë jo-pune.

TË NGJAJSHME