Çfarë ndihmon në shërimin e dhimbjes së kokës

TË FUNDIT

Hulumtuesit nga Akademia Sahlgrenska në Suedi kanë analizuar se sa mirë funksionojnë ushtrimet si shërim për migrenën, në krahasim me ushtrimet e relaksimit ose ilaçet.

Hulumtimi ka përfshirë 91 pacientë që vuajnë nga migrena. Një e treta e tyre janë ushtruar 40 minuta nga tri herë në javë nën mbikëqyrje, një e treta kanë bërë ushtrimet e relaksimit, ndërsa një e treta ka marrë ilaçet topiramate.

Hulumtimi ka zgjatur tri muaj, periudhë kjo gjatë së cilës është përcjellë gjendja e migrenës te pacientët, cilësia e jetës, dhe niveli i aktiviteteve fizike të cilat janë matur para, gjatë dhe pas trajtimit.

“Përfundimi ynë është që ushtrimet trupore mund të veprojnë si alternativë për ushtrimet e relaksimit ose ilaçet, kur është në pyetje parandalimi i migrenës,” thuhet në deklaratën e hulumtueses kryesore, Emma Varkey,nga Akademia Sahlgrenska