“Çfarë na pengon të hyjmë në Evropë dhe të mos kemi kufi me Shqipërinë, do të fitojmë det”, thotë Azeski

TË FUNDIT

“Ëndrra jonë është që të mos ketë kontrolle në kufi, as radhë kilometrike”, kështu tha në Biznis21 kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski duke shtuar se me heqjen e kontrolleve kufitare me Shqipërinë, “Maqedonia do të fitojë det” dhe do të shfrytëzohet pozicioni ndaj Serbisë për të hapur 20 tregje ku do të shiten mallrat në vlerë të shtuar, shkruan TV21.

“Vetëm në Ballkan mund të shihen kolona prej tre deri në pesë kilometrash kamionësh. Kjo është turp për botën. Njerëzit presin për orë të tëra në kushte jo njerëzore, ndërsa sot ekzistojnë teknologji dhe sisteme satelitore me të cilat mund të kontrollohet i gjithë transporti dhe dërgesat ilegale,” theksoi Azeski.