Kandidatja e vetme si trashëgimtare e Kiro Zdravev.
Pavlina Crvenkovska edhe pse para katër muajve u bë pjesë e këshillit gjyqësor, ajo sot u zgjodh si njeriu i pari i trupit gjyqësor më të lartë.
“Konstatoj se njëzëri si Kryetare e Këshillit gjyqësor është zgjedhur kolegia Pavlina Cërvenkovska nga 12 anëtarët e pranishëm ka marrë 12 vota”, tha Milazim Mustafa – zv/kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Cërvenkovska u propozua nga kolegu i saj, Sasho Gjeorgiev, ndërsa u prezantua si person me aftësi menaxhuese dhe përvojë të madhe.
“Premtoj se do ta kryej punën maksimalisht me përgjegjësi, ndershëm me gjithë integritetin tim profesional që e posedoj. Porosis gjykatësve e RMV të vazhdojnë të punojnë në mënyrë të përgjegjshme, profesionale dhe me nderë, dhe të lirohen nga çfarëdo presionesh, ndikime të jashtme dhe të gjykojnë pa frikë”, potencoi Pavlina Cërvenkovska.
Në biografinë e saj, qëndron se nga viti 1998 deri në vitin 2002 ka punuar si avokate, nga viti 1996 deri 1998 si Sekretare e përgjithshme e Odës së kapitalit privat në Republikën e Maqedonisë.
Në vitin 2014 ka punuar si këshilltarë shtetërorë në Qeveri, ka punuar si Udhëheqëse sektori në Ministrinë e mbrojtjes. Më pas në gjykatën e Apelit në Shkup ka punuar si këshilltare gjyqësore.
Përndryshe mandati i kryetarit zgjat dy vjet, por me ndryshimet e fundit ai nuk mund të jetë anëtarë nga gjykatësit, por vetëm 5 anëtarët që i zgjedh Kuvendi. A është ky kufizim jo-kushtetues, duhet të vendos Gjykata kushtetuese. Ky ndryshim është vendosur sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias.
