“Certifikatat nuk duhej të vendoseshin kurrë! Virusi është në panik, vaksina nuk vlen më, të gjithë do ta kalojmë”

TË FUNDIT

Në Click Plus” epidemiologu dr.Dragan Danillovski foli për llojin e ri të Covid-19. Sipas tij, virusi është në “panik”, sepse siç thotë, vaksina nuk vlen më. Të gjithë do ta kalojmë virusin, pohon ai.

“Të gjitha këto janë tregues se virusi është në panik dhe duke marrë parasysh sa jemi si popullsi, vaksina nuk vlen më. Të gjithë do ta kalojmë. Pritshmëritë janë se për 3, 4 ose 5 muaj praktikisht do të shndërrohet në një mace të butë, thonjtë e së cilës nuk do të jenë të mprehtë, dhe do të jetojë këtu si banor endemik mes nesh“, tha Dragan Danillovski, epidemiolog.

Ai thotë se nuk duhet të numërohen personat e infektuar dhe çdo ditë të “bombardohet” me informacione se sa raste pozitive janë regjistruar.

“Treguesi i mëtutjeshëm për gjendjen aktuale definitivisht duhet të jetë numri i pacientëve të hospitalizuar dhe pacientëve të vdekur. Vetëm ata të numërohen dhe të kumtohen. Gjithashtu nuk duhet të testohen të gjithë ata që janë pozitivë, por vetëm ata që do të zhvillojnë simptoma“, theksoi Dragan Danillovski, epidemiolog.

Mikrobiologu dr.Nikolla Panovski në “Click Plus” theksoi se certifikatat për pranimin e anti-covid vaksinës nuk duhej të vendoseshin kurrë.

Certifikatat nuk duhej të vendoseshin kurrë, kurse tani është koha e fundit të ndalojë maltretimi i njerëzve dhe t’u ndalohet lëvizja, sepse edhe të vaksinuarit e përhapin sëmundjen. Ky është fakt, sepse kemi vende, e përmenda Sidnein ku ka, paramendoni 95% të vaksinuar mbi 16 vjet dhe me 87% me dy doza nga 12 deri në 15 vjet kanë eksplozion me të gjitha masat“, tha Nikolla Panovski, mikrobiolog.

Panovski thotë se kemi një përqindje të pabesueshme të rasteve të vdekjes.

“Duke gjykuar sipas asaj që po ndodh në botë, duhet të shohim se çka do të thotë ai cunami.

-Spanja ka arritur në 100.000 të infektuar… -Ja e përmenda Sidnein me 11 mijë në ditë, 150 mijë njerëz të testuar, nuk më intereson kjo, këtu shkruan se kanë ndërruar jetë tre pacientë mbi 90 vjet. Mua më intereson fakti që te ne sot ka 315, që është një përqindje e pabesueshme. Duhet parë për çka bëhet fjalë. A nuk arrijmë t’i “kapim” rastet pozitive, sepse në vendet që i përmendim shkalla e vdekshmërisë është 0,1% edhe para omikronit, edhe tani?  Nëse thuhet se rastet janë të rënda, atëherë sa është shkalla e vdekshmërisë? Vendet evropiane kishin në dispozicion një muaj që të tregojnë sa është vdekshmëria nga omikroni, është shumë e thjeshtë. Por, për shkak se nuk e zbulojnë, unë mendoj se është e ulët“, pohoi Nikolla Panovski, mikrobiolog.

Lloji i ri i koronavirusit quhet omikron dhe ka periudhë izolimi prej vetëm pesë ditëve. Në vendin tonë, numri i rasteve të regjistruara është një shifrorë.