Edhe pse ka vite që është ndërtuar, çerdhja “Rilindja” në Tetovë ende nuk është lëshuar në përdorim. Ministrja e Punët dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska pohon se çerdhja do të hapet në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
“Me vendim të qeverisë për të gjithë ata punë shtesë që u paraqitën janë siguruar mjete nga Ministria e Financave dhe një pjesë e vogël e punëve duhet të kryhen që të fillojë me punë çerdhja në Tetovë. Mendoj se do t’i hapë dyert për më të vegjlit në Tetovë në gjysmën e parë të vitit 2024”, tha Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Nga komuna e Tetovës thonë se kanë marrë përsipër katër obligime dhe i kanë realizuar. andaj tani gjithçka është gati dhe presin lejen e punës nga ministria.
“Në fund të muajt 11 ne si komunë e bëmë pranim-dorëzimin nga ana e realizuesit, me nga një anëtar nga ana Ministrisë për Punë edhe Politikë Sociale dhe nga ana e realizuesit, Me atë pranim-dorëzim morëm përsipër që të kryejmë edhe katër pika që nuk ishte obligimi ynë dhe me kryerjen e tyre kërkuam nga ministra që të formohet një komision dhe të na japin leje për punë”, tha Validin Ademi, Sektori për arsim i komunës së Tetovës.
Në Tetovë numri i fëmijëve që presin të hyjnë në çerdhe vazhdon të jetë i lartë, ndërsa hapja e kësaj çerdheje të re pritet që dukshëm ta ulë këtë numër.
