Çdo shtetas i Malit të Zi mund të paguajë borxh prej 4.800 eurove, për diamantet e konfiskuara prej 3.5 miliardë eurove

TË FUNDIT

Mali i Zi ka hyrë në një polemikë juridike e cila mund t’i kushtojë vendit mbi 3 miliardë dollarë ose gjysma e prodhimit të brendshëm të vendit.

Çështja ka nisur në vitin korrik 2011, kur dy shtetas me pasaporta të Afrikës së Jugut fluturuan nga Zyrihu për në Podgoricë, duke pasur me vete rreth 28 kilogramë gurë të çmuar, opal.

Gurët u konfiskuan dhe i janë besuar Bankës Qendrore të Malit të Zi, por gjykatësi i qytetit të Kotorit i tha “Radios Evropa e Lirë” se të pandehurit po kërkojnë që t’u kthehen opalët e tyre. “Çështja është në ndërmjetësim dhe shpresojmë që do të zgjidhet paqësisht,” tha gjykatësi Veljko Bulatovic.

Avokatët e dy afrikanojugorëve pretendojnë se gurët e çmuar kanë një vlerë rreth 3,2 miliardë dollarë dhe duke llogaritur rreth 600 mijë banorët e Malit të Zi, çdo shtetas do të paguante një faturë prej 4,800 eurosh në rastin më të keq.

Pala paditëse gjithashtu pretendon se sasia e konfiskuar mund të jetë zhdukur pas konfiskimit në vitin 2012, ndaj edhe kërkojnë dëmshpërblim.

Shteti ndëshkoi në mënyrë disproporcionale klientët tanë, duke u shkelur atyre të drejtën për pronën, të cilën e mbron ligji, kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut,” u shpreh avokati Dragan Prevelic.

Kërkesat për kthimin e gurëve të çmuar janë përsëritur në vitin 2014, 2017 dhe në 2019.

Banka Qendrore e Malit të Zi nuk ka dhënë detaje mbi situatën dhe është shprehur se “sendet në Thesar nuk janë pronë e bankës, por banka ka përgjegjësinë t’i ruajë ato“.

Sipas autoriteteve malazeze, një hetim në vitin 2014 nxori se mes sasisë prej 28,172 kg gurë të çmuar të papërpunuar kishte lloje opali gjysmë të çmuar ngjyrë zjarri, të bardhë dhe të zi. Një nga gurët peshonte mbi 4 kg, peshë që e kalon edhe opalin më të madh 3,4-kilogramësh “Olympic Australis” apo gurin e zi më të çmuar “Aurora Australis”. /Radio Free Europe