Çdo infektim i dytë me virusin korona në Gjermani, sipas të gjitha gjasave është me variantin Delta

TË FUNDIT

Çdo i dyti infektim i ri me virusin korona në Gjermani sipas të gjitha gjasave është me variantin Delta, kumtoi sot Instituti për sëmundje infektive Robert Koh, lajmëroi DPA.

“Së paku 35 për qind e infektimeve janë me variantin Delta, por të dhënat janë prej para disa ditëve dhe përqindja reale mund të jetë 50”, deklaroi Lotar Viler, shef i institutit në takimin me ministrant e shëndetësisë të krahinave gjermane.

Në javën e dytë të qershorit ishin të infektuar vetëm 15 për qind e të infektuarve me variantin Delta të virusit korona.

Viler theksoi se përhapja e llojit Delta do të shkaktojë rritje të numrit të përgjithshëm të personave të infektuar me virusin korona. Liderët federalë dhe rajonalë gjermanë po i shqyrtojnë rregullat rrjedhëse për njerëzit të cilët arrijnë në Gjermani, lajmëroi DPA.