Çdo ditë tollovi me vetura te Çaircanja / Ganiu thotë se ka nisur procedura për zgjerimin e rrugës

TË FUNDIT

Ka 55 vjet që punon në këtë dyqan afër Çairçanës në Shkup. Thotë se disa herë autoritet lokale e kanë matur rrugën e quajtur “Cvetan Dimov” ku çdo ditë bëhet tollovi në komunikacion dhe u kanë premtuar se do të zgjerohet, por premtimi nuk është përmbushur. Pesimist për rregullimin e kaosit në këtë pjesë të Çairit janë edhe qytetarët e tjerë.

Që 24 vjet që kam dëgjuar mirëpo kanë hyrë hajdutët në qeveri, njëri thotë ashtu, njëri kështu. Jo këtë vit jo në vitin tjetër, prit me muaj e prit me vjet. Asgjë puna, nuk ka njeri që i thotë po-së po e jo-së jo. A ju ka ardhur ndonjë informacion nga komuna? Asgjë as nga komuna, 100 herë e kanë matur sa e mbaj mend unë, e unë jam këtu prej ‘68, në këtë dyqan e si çirak kam qenë. Nuk ka gjë nga kjo. Dyqani ynë deri 1m shkon, kjo shtëpia prishet ajo tjetra, të gjitha me rend do të prishen por se kur një Zot e di. Shumë tollovi sikur në Indi.

 

Nuk mendojmë, nuk kemi më shpresa. Çfarë mendon për lokalet a do të dislokohen. Po mirë le të dislokohen. Domethënë nuk besoni në këtë premtim. Po besoj pas një 10 vjete ndoshta do të kryhet.

 

Po me dyqanxhinjtë, me pemët me gjithçka është problem. Çfarë sheh është problem, kështu është vendi, nuk e di ndoshta do të sajojnë diçka.

A po bëhet tollovi në trafik?

Po, po e shihni kështu është 24 orë, vetëm si është pasmesnate nuk e di.

 

Kreu i komunë së Çairit premton se shumë shpejt rruga do të zgjerohet edhe me nga një korsi ndërsa ndarëset e betonit do të zëvendësohen me gjelbërim. Thotë se ka nisur vlerësimi i pronave ndërsa e gjitha procedura mund të zgjas tre vjet.

 

“Aty duhet të bëhet zgjerimi edhe me nga një korsi, do të rikonstruohen të gjitha trotuaret, gjithashtu do të ketë edhe hapësirë për gjelbërim në mes të korsive që do të shkojnë në drejtime të kundërta. Shtëpia për vlerësimin e objekteve është në terren dhe mund të them se për 80-90% të objekteve ka bërë vlerësimin, kanë mbetur vetëm disa dhe në atë moment që bëhet vlerësimi total i trajektores ku do të kalojë rruga, atëherë do të fillojë edhe shpronësimi.”- deklaroi Visar Ganiu – Kryetar i Komunës së Çairit.

 

 

Ndryshe zgjidhje për trafikun e dendur në këtë zonë të qytetit momentalisht janë ndarëset e betonit. Ato janë vendosur para rreth 3 vitesh nga ish kryetari i Shkupit Petre Shilegov.