Carovska dhe Shkrijel: Pensionet janë të sigurta, pagesat janë të rregullta, me përgjegjësi kujdesemi për pensionistët

TË FUNDIT

Pensionistët janë të sigurt – pensionet i marrin para kohe, ndërsa sistemi pensional është stabil. Në çdo pension të lëshuar muajt e fundit  ishte përfshirë edhe rritja e janarit. Nuk lejuam as kriza ekonomike-shëndetësore  të reflektohet  në standardin e anëtarëve më të moshuar  të bashkësisë sonë,  të ardhurat e tyre mujore rregullisht  jepen, porositi sot zëvendëskryeministrja  e obliguar për Çështje Ekonomike Milla Carovska  dhe zëvendësministrja plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale Sanella Shkrijel,  të cilat sot u takuan me pensionistët në Ohër me të cilët biseduan  për gjendjen aktuale dhe çështjet e lidhura me reformën e mëtutjeshme  të mbrojtjes  sociale.

“Kujdesi i pensionistëve është një nga prioritetet e kësaj Qeverie. Premtuam se do t’i rrisim pensionet dhe atë e realizuam. Pensioni i janarit ishte më i lartë për 722 denarë,  ndërsa kjo rritje hyri  në bazën e pensionit  që paguhet çdo muaj. Me atë pensionin mesatar e rritëm në 15.500 denarë, rritja e pensioneve  bëhet sipas ligjit,  me llogaritje të qëndrueshme”, tha Carovska.

Çdo pensionist ka të drejtë të jetës dinjitoze dhe të gjithë kanë të drejtë të kënaqen në frytat  e asaj  që e kanë punuar në jetë. Kriza e shkaktuar nga koronavirusi  konfirmoi se  ajo që u nevojitet pensionistëve  është shërbim në bashkësitë ku jetojnë.

“E filluam zhvillimin e shërbimeve në nivel lokal siç janë ndihma dhe kujdesi  në kushte shtëpiake,  dhe ai proces duhet të vazhdojë . Pensionistët të cilëve u nevojitet  mbështetje në  obligimet e përditshme  dhe në ballafaqimin me sëmundjet kronike, me ligj fituan të drejtë të ndihmës në shtëpi. Ky është koncepti në implementimin e së cilës  punojmë, i përgatisim komunat dhe dhënësit e shërbimeve”, potencoi Shkrijel, duke shtuar se të gjithë së bashku, duke i respektuar masat, do të jemi fitimtarë në betejën  me virusin,  pas së cilës qytetarët tanë më të moshuar  sërish do të mund të  shoqërohen dhe në mënyrë aktive t’i kalojnë ditët në pensionim./MIA