Reperi i njohur Capital T dhe modelja Adrola Dushi po vazhdojnë të tërheqin vëmendjen me postimet e tyre në rrjetet sociale, duke nxitur gjithnjë e më shumë spekulime mbi marrëdhënien e tyre.
Prej kohësh, dyshja ndodhet jashtë vendit duke shijuar pushimet, dhe imazhet atraktive që ndajnë me ndjekësit po bëhen temë diskutimi mes fansave.
Publikimet e tyre të ngjashme kanë ngjallur dyshime të reja, ndërsa së fundmi ishte Adrola ajo që vendosi “vulën” në këto spekulime.
