Prokurorja Villma Ruskovska ka reaguar ndaj deklaratës së Bojan Jovanovskit se çantën e ka kthyer Zoran Milevski te Orce Kamçevi.
Ajo tregoi edhe incizime nga kamerat e kontrollit të Kamçevit, ku sipas Ruskovskës shihet se si në fillim hynë Jovanovski, pas tij Milevski.
Në këtë reagoi pala mbrojtëse dhe thanë se tash nuk guxojnë të ofrojnë dëshmi, por ajo duhet të dorëzohej në procedurën e dëshmimit, raporton TV21.
Ruskovska mes të tjera ka dëshmi për çantën me milionë euro të cilat përfundojnë në shtëpinë e prindërve të Jovanovskit. Nga ajo çantë me shumë gjasë janë nxjerrë edhe 5 mijë euro.