Çairi me numër më të madh të rasteve aktive me Covid-19, pasojnë Buteli, Qendra, Aerodromi, Gazi Baba dhe Karposhi

TË FUNDIT

Në Çair edhe më tej ka numër më të madh të rasteve aktive me Covid-19 numër ky që arrin në 195, pas çka pasojnë Buteli me 72, Qendra me 71, Aerodromi me 66, gazi Baba me 66, Karposhi me 64, Saraji me 58 raste, tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik (ISHP).

Raste aktive ka edhe në Kisella Vodë- 39, Gjorçe Petrov- 26, Studeniçan-24, Haraçinë-24, Shuto Orizare- 21, Ilinden- 19, Petrovec- 6, Çuçer Sandevë- 3, Sopishte- 2, ndërsa ke edhe dy shtetas të huaj.

Lidhur me shpërndarjen nëpër qytete për numrin total, raste më shumë aktive me Covid-19 edhe më tej ka në Shkup 944, pasojnë Shtipi me 186 raste, Kumanova me 155, Tetova 145/MIA