Sirena po jep sinjal se po afrohet ora policore.
Një orë para fillimit të orës policore në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair rrugët ishin përplot me vetura. Edhe marketet ishin të mbushura me njerëz që po blinin gjësende për në shtëpi. Shpejtonin për të marrë produkte ushqimore.
“Bukë edhe lëng për shtëpi. Më vonë nuk mundemi me dalë për atë. Në rregull është ora policore deri sa kalon kjo epidemia.
G: A keni kohë për t’i blerë të gjitha sendet.
Po me orar duhet t’i blejmë të gjitha sendet deri në 3 e gjysmë”, tha një qytetar.
“Jo nuk mjafton, duhet më tepër. Kjo është shumë pak”, tha një qytetar.
“Po erdha por nuk munda të marrë, marketi u mbyll. Unë zgjohem vonë jam e sëmurë. Tash kam mbet pa ngrënë, pa pi. Desha të blej një kos dhe qumësht, por ja u mbyll marketi”. tha një banore.
E një banore e lagjes Fushë Tophanë 15 minuta para orës policore mbeti duke pritur autobus.
“Ja po pres autobus, kisha me vajzën diçka punë, erdha të pres autobus, por nuk ka.
G: Sa kohë po pritni?
Po ka 15 apo 20 minuta”. Atëherë ne do t’ju dërgojmë deri në shtëpi. Po ju faleminderit shumë nëse më dërgoni, tha banorja.
Për të mos e dënuar policia për shkak shkeljes së orës policore ekipi e dërgoi deri në shtëpi.
Sapo hyri në fuqi ora policore rrugët u zbrazën.
Ora shënon 16 e pesë minuta. Sapo ka filluar ora policore. Para një ore pamë se si qytetarët i vërshuan marketet dhe tregjet dhe tashmë janë të izoluar në shtëpitë e tyre. Ndërkohë nga Ministria e punëve të brendshme në territorin e vendit në 24 orët e fundit, 164 persona nuk e kanë respektuar orën policore me çka 122 persona janë arrestuar.
Bëme një xhiro nëpër rrugët qytetit. Mund të shihen vetëm patrulla policore.
Edhe ekipin e TV21 e ndali policia për të parë se a kemi leje për qarkullim.
