Bytyqi thotë se opozita e ka lënë EMV-në në gjendje të mjerueshme: Sikur mendonin që në Maqedoni dikush do të gjejë central bërthamor

TË FUNDIT

Zëvedëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvend adresoi kritika ndaj opozitës për moskontruktivitet gjatë kohës së krizës ekonomike dhe energjetike, përcjell TV21. Bytyqi si shembull e përmendi opozitën në Greqi, e cila është solidarizuar me qytetarët dhe po vepron në mënyrë konstruktive bashkë me pushtetin për të tejkaluar krizën.

“Si është e mundur që nga EMV-ja, kompani të cilën e keni lënë në suficit, ta sjellim këtu ku e kemi prurë, si është e mundur që kompania nxjerrjen e qymyrit e ka pasur të garantuar për 1,5 vjet, ndërsa nuk ka bërë asgjë për 10-15 vitet e ardhshme, asgjë, sikur thëngjilli të mos jetë lëndë bazë për prodhimin e energjisë elektrike. Sikur të mendonin që në Maqedoni dikush do të gjej central bërthamorë”, tha mes tjerash Bytyqi.

error: Content is protected !!