Bytyqi paralajmëron zhvillimin e industrisë së automobilizmit në Maqedoni

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se kriza ekonomike nuk është imponuar faktorët e brendshëm dhe se po ndodh gjithkund, por që sipas tij çdo krizë sjell edhe mundësi për zhvillim, përcjell TV21. Bytyqi tha se pas krizës në Ukrainë, në Maqedoninë e Veriut është hapur mundësi për zhvillimin në industrinë e automobilizimit.

“Vetëm një shembull…që tashmë po paraqitet. Në sektorin e automobilave tashmë po paraqiten mundësitë e para për vendin tonë. Për shkak se ajo që ndodhi në Ukrainë, ndërprerja e zinxhirit të vlefshëm në sektorin e automobilave e që ndërlidhet me Ukrainën, mendoj se për ne është përparësi konkrete dhe mendoj se ky do të jetë një ndër segmentet që do ta shfrytëzojmë në këtë periudhë”, theksoi Bytyqi.