Bytyqi: “Fundjavë pa TVSH” kah fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit

Must Read

Reagim i TV21: “Po bëhet presion ndaj punës së redaksisë së televizionit?”

https://youtu.be/KKte24wRBOo Për arsye ende të paqarta, të paktën deri më tani, Televizioni...

Dy viktima nga Kovid 19, njëri 73, tjetri 64 vjeçar

https://www.youtube.com/watch?v=_9u2Y8-LEsA&feature=youtu.be 125 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19 në 24 orët...

Përse u rrit numri rasteve me Kovid 19? Flasin drejtori Memeti dhe mikrobioologu Panovski

https://www.youtube.com/watch?v=A4a4r7RGM5s&feature=youtu.be Rritja e numrit të rasteve pozitive me Kovid-19 është për shkak...
- Advertisement -

Në dy deri tre javët e ardhshme do të dihet e
gjithë procedura e aplikimit për pakon më të re ekonomike e treta me
radhë të cilën dje e prezantoi Qeveria. Këshilltari ekonomik në Qeveri,
Fatmir Bytyqi sot deklaroi se aplikimi do të jetë i thjeshtë pa shumë
procedura administrative.
“Mënyra e aplikimit do të jetë e thjeshtë, por në këtë periudhë prej dy
javëve të gjitha hollësitë do të precizohen”, theksoi Bytyqi në konferencën
e sotme për media në Qeveri.
Në këtë periudhë do të kontaktohen qytetarët të cilët i plotësojnë kriteret
për shfrytëzimin e kartelave dhe vauçerëve pagesorë.
“Do të ketë komunikim të dyanshëm. Qeveria tashmë ndërmerr iniciativë
të filtrimit të listave sipas kritereve të cilat ishin thënë dje, por do të ketë
edhe proces të prononcimit të qytetarëve se a i pranojnë masat eventuale.
Në periudhën e ardhshme, jo më shumë se tri javë, do të ketë thirrje deri
te të gjithë qytetarët veçanërisht për dy pakot e para të shtyllës së parë
për kartelat dhe vauçerët pagesorë”, tha Bytyqi.
Porositi se nuk do të krijohen masa me të cilat do të rrezikohet shëndeti i
qytetarëve, duke theksuar se masa “Fundjavë pa TVSH” është planifikuar
që të realizohet kah fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit kur pritet ulja e
intensitetit të virusit. Potencoi se nëse edhe në këtë periudhë ka
rekomandime për mosgrupim të qytetarëve, atëherë do të shqyrtohet
opsioni kur do të jetë momenti më i favorshëm për realizimin e saj.
“Kjo është masë e cila është paraparë që të realizohet kah fundi i gushtit
dhe fillimi i shtatorit kur presim efektet nga virusi korona të qetësohen
dhe do të krijohen kushte për funksionim të pandërprerë të shoqërisë. Në
këtë kuptim nuk vlerësojmë se grupimi eventual i njerëzve do të shkaktojë
valë të efekteve negative. Nëse në atë periudhë ka rekomandime për
mosgrupim, atëherë do të shihet se kur do të jetë momenti më i
favorshëm që të zbatohet”, potencoi Bytyqi.
Sqaroi se vetëm shfrytëzuesit e aplikacionit “TVSH-ja Ime” do të mund të
marrin pjesë dhe vetëm produktet të cilat do të shiten atë ditë, ndërsa për
të cilat do të ketë llogari fiskale.
Sa i përket vauçerëve për pushim prej 6.000 denarë dhe kartelë pagesore
prej 3.000 denarë, Bytyqi sqaroi se qëllimi është që t’iu ndihmohet edhe
qytetarëve edhe turizmit vendor.
Për kartelën pagesore për blerje të shërbimeve dhe produkteve nga
Maqedonia e Veriut, Bytyqi tha se po shqyrtohen vendimet teknike për atë
se a do të munden përmes softuerit të njihen këto produkte dhe në
postterminal të veçantë të paguhen.
“Në momentin kur qytetarët do t’i marrin kartelat, do të njoftohen në
mënyrë plotësuese. Dëshirojmë të mundësojmë që mjetet të cilat i japim ta nxisin ekonominë në vend e cila është më e prekura dhe njëherë e
përgjithmonë t’i kthehemi ekonomisë vendore”, tha Bytyqi.
Sipas tij, nuk qëndrojnë akuzat e VMRO-DPMNE opozitare se ekonomia
është lënë pa ndihmë sepse tashmë po zbatohen dy pakot me të cilat
direkt ndihmohen kompanitë dhe të cilat do të vazhdojnë edhe në muajt e
ardhshëm, ndërsa tani shtohen edhe masat nga pakoja e tretë.
Efektet e pakos së tretë të masave ekonomike, sipas Bytyqit janë më
dimensionale dhe rezultatet do të nënkuptojnë zgjidhje sistemike. Qëllimi
është të ringjallet ekonomia vendore, të transformohet dhe modernizohet
veprimtaria ekonomike për të krijuar kushte për rritje ekonomike.
Mbështetje e drejtpërdrejtë financiare me një rritje të pagës 20 përqind në
dy muaj do t’u jepet gjithashtu punonjësve të kujdesit shëndetësor nga
departamentet e sëmundjeve infektive dhe qendrat e shëndetit publik, të
cilët kanë qenë më të ekspozuar ndaj virusit korona. (MIA)

  • Tags
  • 3
- Advertisement -

Latest News

Dy viktima nga Kovid 19, njëri 73, tjetri 64 vjeçar

https://www.youtube.com/watch?v=_9u2Y8-LEsA&feature=youtu.be 125 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 8...

Përse u rrit numri rasteve me Kovid 19? Flasin drejtori Memeti dhe mikrobioologu Panovski

https://www.youtube.com/watch?v=A4a4r7RGM5s&feature=youtu.be Rritja e numrit të rasteve pozitive me Kovid-19 është për shkak mosmenaxhimit të mirë të institucioneve...

Debati për zgjedhje parlamentare në kohë të vështirë pandemie!

https://www.youtube.com/watch?v=sI0lua3QUmA&feature=youtu.be Partitë politike për interesat e tyre hapën temën e zgjedhjeve në kohë pandemie dhe në këtë...

“Nëse shkëputet lidhja, bie nga provimi”, studentët ankohen për provimet online

https://www.youtube.com/watch?v=dWgw6toP8dg&feature=youtu.be Nga shtëpia me kompjuterë dhe laptopë personal, kështu do t’i realizojnë provimet studentët e Universitetit të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -