Burri i mësueses së vrarë në SHBA vdes nga “pikëllimi”

TË FUNDIT

Bashkëshorti i një prej mësuesve që u vra të martën nga sulmi me armë në Teksas të SHBA, ka ndërruar jetë nga ataku kardiak.

Joe Garcia ishte burri i Irma Garcia, e cila jepte mësim prej 23 vitesh në shkollën fillore ku ndodhi masakra.

Garcia ishte një prej dy mësuesve të vrarë nga një adoleshent i armatosur.

Nga sulmi mbetën 21 persona të vdekur, përfshirë 19 fëmijë.

Çifti që ishte i martuar prej 24 vitesh, ka lënë pas 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem të moshës 12 deri në 23 vjeç, shkruan BBC.

Një fushatë për të mbledhur të ardhura për familjen Garcia ka arritur deri tani në 2.2 milionë dollarë.

Nipi i Garcias, John Martinez shkruan se ai “ndërroi jetë nga pikëllimi” pas vrasjes së gruas.

Ai tregon për gazetën Nju-Jork Tajms se mësuesja ishte gjetur nga oficerët duke mbrojtur fëmijët me trup.