Bundstagu gjerman të mërkurën, më 8 dhjetor, do ta zgjedhë kancelarin e ri, kumtoi sot Shërbimi për informim i Parlamentit gjerman.
Pasi koalicioni i quajtur “semafor” e arriti marrëveshjen për formimin e Qeverisë së re gjermane, Angela Merkel në takime edhe zyrtarisht do të zëvendësohet nga socialdemokrati Olaf Sholc, ministër aktual i Financave.
Ftesa për seancën solemne në parlament është dërguar për të mërkurën e ardhshme, 8 dhjetor, dhe me këtë është zbuluar se kur është zgjedhur kancelari i ri.
Me largimin e Merkelit, dhe koalicionit të saj Unionit Demokristian/Unionit Socialo të krishterë (CDU/CSU) gjithashtu e ka braktisur qeverinë, pasi qeverinë e re do ta përbëjnë Partia Socialdemokrate (SPD), Të gjelbrit dhe Partia Liberal-demokratike (FPD).
