Array

Bullgaria e gatshme të ndihmojë Kosovën në shumë fusha

Must Read

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen...

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të...
- Advertisement -

Është pritur me nderimet më të larta shtetërore Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, i cili shënon vizitën e parë të një presidenti të këtij shteti bërë Republikës së Kosovës. Homologia e tij, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, në takim e përbashkët me gazetarët, vlerësoi lart bashkëpunimin që kanë të dyja shtetet. Sipas Jahjagës bashkëpunimin në mes të dyja vendeve ka një rrugëtim të gjatë.

Kosova, tha Jahjaga, është e interesuar të bashkëpunojë me shtetin bullgar, sidomos në fushën e ekonomisë dhe të investimeve. Ajo, mes tjerash, kërkoi edhe ndihmën e, siç e quajti. shtetit mik, në fushën e integrimeve euro-atlantike, dhe të sigurisë.

- Advertisement -

“Ne emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës i shpreha falënderimet e mia po ashtu presidentit Plevneliev për të gjithë punën e atyre burrave dhe grave që shërbyen në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATOS në Kosovë, të cilët kanë ndihmuar në vendosjen e paqes dhe një mjedisi të sigurt për qytetarët e Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin për ndërtimin e një Kosove të përparuar. Kjo ndihmë vazhdon të jetë ndihmë e nevojshme e domosdoshme në stabilizimin e Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike edhe në ndërtimit e kapaciteteve tona të sigurisë”, tha Jahjaga.

Presidentja e Kosovës kërkoi po ashtu ndihmën e shtetit bullgar në procesin e liberalizimit të vizave për çka edhe mori premtime nga ana e tij.

- Advertisement -

“Kam ritheksuar nevojën e mbështetjes së Kosovës në procesin e liberalizmit të vizave për qytetarët e vendit tonë, në përputhje me në drejtën e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe kam siguruar presidentin se në bazë të kërkesës time, institucionet e vendit do të përmbushin të gjitha kriteret teknike për t’i hapur rrugë procesit të liberalizmit të vizave”, tha Jahjaga.

Presidenti bullgar Plevneliev në konferencën e përbashkët për shtyp tha se dy shtetet kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe se ndjehet krenar që është presidenti i parë bullgar që viziton shtetin e Kosovës.

- Advertisement -

Plevneliev përmendi fushën e energjetikës, si dhe atë të komunikacionit tokësor dhe ajror, si fusha në të cilat dy shtet bashkëpunojnë dhe duhet të bashkëpunojnë në të ardhmen për të mirën e të dy vendeve.

“Për Bullgarinë, Kosova është një partner perspektiv tregtar dhe në fushën e mbrojtjes së investimeve të të dy vendeve. Jemi të sigurt se kjo marrëveshje do të finalizohet gjatë muajve të ardhshëm. Kjo marrëveshje do të japë shtytje për zhvillimin e biznesit, sepse bizneset kanë nevojë për një cak ligjor. Kompanitë e mëdha bullgare punojnë tashmë në Kosovë. Ne mund të ofrojmë edhe më shumë. Firmat bullgare janë gati të vijnë këtu dhe të krijojnë vende të reja të punës. Në fushën e bujqësisë, në turizëm , në infrastrukturë, jemi në rrugën e drejtë dhe do të realizojmë shumë projekte të mëdha. Ballkani ka potenciale të mëdha dhe mund të shohim bashkërisht përpjekjet tona për ndërtimin e një infrastrukture moderne”, deklaroi Plevneliev.

I pari i shtetit bullgar ka thënë se do ta përkrahë Kosovën në të gjitha proceset që ka përpara vendi, siç është ai i liberalizimit të vizave, si dhe në proceset tjera integruese në BE dhe NATO.
Plevneliev theksoi si shumë të rëndësishme nevojën që vendet e Ballkanit të kenë bashkëpunim me njëri-tjetrin nëse duan të shohin përparim.

“Dua t’ju përgëzoj, presidente e Kosovës, për qëndrimin tuaj konstruktiv, për përkushtimin tuaj ndaj fqinjësisë së mirë dhe për dialogun midis Prishtinës dhe e Beogradin të cilën ne në Bullgari e vlerësojmë lart. Ju urojmë suksese dhe jemi të sigurt se çdonjëri prej shteteve do t’i përmbahet parimit të superioritetit të ligjit dhe themeleve demokratike, dhe dëshirës për integrim evropian. Projekti evropian do të përfundonte atëherë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e familjes evropiane”, tha Plevneliev.

Presidenti bullgar foli për Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo do të ndihmojë që të nxjerrim mësime nga e kaluara.

Kreu i shtetit bullgar Plevneliev, në krye të delegacionit shtetëror, po qëndron në Kosovë me ftesë të presidentes Jahjaga. Përveç me Jahjagën ai sot u takua edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin. Gjatë ditës do të vizitojë edhe Galerinë e Arteve të Kosovës.

- Advertisement -

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat e saja në dialogun me...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen gradualisht nga data 8 tetor....

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalni dhe theksoi...

Arturo Vidal: Me Interin dua të fitoj shumë gjëra

Tashmë ish-mesfushori i Barcelonës Arturo Vidal ka folur për herë të parë si lojtar i Interit, duke e falënderuar klubin zi-kaltër për...

“Mbetemi në qëndrimin se prindërit duhet të kthehen në punë” – tha Shahpaska

"Me krijimin e kushteve për akomodimin e fëmijëve në institucionet parashkollore – kopshte dhe qendra ditore për zhvillim të hershëm të fëmijës,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -