Bullgari, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Borisov

TË FUNDIT

Mijëra protestues janë mbledhur para Parlamentit të Bullgarisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Bojko Borisov, pasi siç thonë protestuesit nuk ka pasur sukses në luftën kundër korrupsionit.

Qindra policë e ruajnë Parlamentin në qendër të Sofjes. Siç raportojnë mediat lokale, protestuesit kanë hedhur mollë dhe vezë si dhe kanë tentuar të depërtojnë përmes kordonit ë policisë.

Drejtori i policisë në Sofje, Georgi Iliev iu ka bërë thirrje për protesta të qeta, duke shtuar se janë lënduar 20 nëpunës të policisë.

Gjatë natës është vendosur bllokadë policore rreth godinës së Parlamentit që të mbrohen deputetët.